- Përmbajtja e Festivalit
- Kënga Fituese
- Rregullorja
- Foto Galeri
Dorëzimi i materialeve dhe dokumentacionit përkatës të këngëve duhet të kryhet pranë sporteleve të informacionit në Radio Televizionin Shqiptar ose në faqen zyrtare www.rtsh.al . Afati përfundimtar i dorëzimit është data 3 Shtator 2018.
Me një fabul që rrëfen se të qënurit Barbie nuk nënkupton gjithmonë brishtësi , fituesja e Junior Fest Albania, Efi Gjika ka prezantuar videoklipin e këngës së saj ‘ Barbie’ në kompeticionin europian të këngës Junior Eurovision Song Contest . Kënga ‘Barbie’ interpretuar dhe kompozuar nga Efi Gjika me tekst të Kristina Gjikës, nuk ka vonuar të marrë komente pozitive fill pas publikimit të saj . Videoklipi i konceptuar si një film në miniature përcjell artistikisht mesazhin e këngës, një thirrje drejtuar të rriturve për të shkuar përtej pamjes së jashtme e për të mos i parë fëmijet si kukulla që kanë vetëm nevoja por nuk kanë nevojë për komunikim.
Realizimi profesional i videoklipit nga RTSH ndjek dhe plotëson vijën melodike të këngës , duke sjellë një krijim diellor plot ritëm dhe energji.
Vlerësimet e kritikës dhe komentet pas publikimit të këngës parathonë një klasifikim mes krijimeve më të mira të këtij festivali për këngëtaren 10 vjeçare shqiptare.
Efi Gjika studion prej tre vitesh kanto dhe në vitin 2017 ishte pjesëmarrëse në Festivalin mbarëkombëtar për fëmijë në Shkodër me këngën ”Arkitektja”.
Junior Eurovision Song Contest, ku Efi Gjika po përfaqëson Shqipërinë me këngën e saj Barbie këtë vit, mbahet në Minsk të Bjellorusisë më 25 nëntor.
♫ Bashkangjitur duhet të dorëzohet: teksti, të dhënat e autorëve të këngës dhe foto e këngëtarit. Interpretuesi duhet të jetë i brezit të të lindurve nga data 26 nëntor 2003 – 24 nëntor 2009.
♫ Kënga duhet të jetë krijuar pas pjesëmarrjes së fundit të Shqipërisë në Junior Eurovision Song Contest. Duhet të jetë krijim origjinal i pambështetur në krijime të tjera kompozicionale apo të tekstit. Artisti duhet të interpretojë live në rast kualifikimi. Kohëzgjatja e këngës nuk duhet të jetë më pak se 2 minuta e 45 sekonda dhe jo më shumë se 3 minuta.
♫ Në qoftë se ka element ndihmës në performancën skenike të këngës, si psh: grup i vogël koral, grup i vogël koreografik, rekuizitë, kostume të veçanta etj, që ndihmojnë dhe kanë rol kryesor në këngë, të bëhen përshkrime të qarta në formën e një sinopsi.
Pas aplikimit, të gjitha këngët do t’i nënshtrohen vlerësimit të një komisioni të përbërë nga profesionistë të fushës së muzikës, nga ku do të dalin këngët pjesmarrëse të këtij festivali.