KRYEFAQJA » Radio Tirana » Unë mundem

Unë mundem

(Emision dedikuar personave me aftësi të kufizuara, për moshat 18 +)

Çdo të premte, ora 10:05-10:30

Hapësirë dedikuar personave me aftësi të kufizuara, si pjesë e civilizimit mbi bazë të së drejtës së njeriut, që nuk duhet t’i kufizohet e drejta e të ushqyerit, e drejta e punësimit dhe e përfaqësimit. Përshtatshmëria e ambienteve të institucioneve arsimore, rishikimi i kurrikulave, teksteve dhe procesit mësimor, trajnimi i mësuesve etj. Ofrimi i shanseve dhe mundësive për të ushtruar të drejtën e arsimimit për personat me aftësi të kufizuara. Problematikat e personave me aftësi të kufizuara lidhur me punësimin. Niveli i ulët i njohjes së punëdhënësve mbi aftësitë dhe kapacitetet që zotërojnë personat me aftësi të kufizuara, si dhe niveli i ulët i vetëbesimit të personave me aftësi të kufizuar dhe familjarëve të tyre, për potencialet që ata kanë. Vlerësimi i modeleve dhe individëve që ia dalin dhe motivojnë. Përballjet e përjashtimit apo të mëshirimit, me historitë e suksesit, mesazh që konvergon në funksion të idesë me të cilën ata përfaqësohen: “Unë mundem, sepse unë jam si ti”.

Kthehu Pas