KRYEFAQJA » Radio Tirana » Nga njëra ndeshje në tjetrën

Nga njëra ndeshje në tjetrën

(Emision sportiv, dedikuar dëgjuesit 30+) 

Emisioni unik “Nga njëra ndeshje, në tjetrën”, shkolla e parë nga ku radiofonia sportive shqiptare, vijon të gëzojë interesimin e audiencës, ç’ka e bën të mbetet i vlerësuar në programacionin e radios. Ekskluziviteti i Radio Tiranës, për të transmetuar çdo takim prej Kategorisë së Parë dhe Superiore, Kupës së Shqipërisë, apo takimet e Kombëtares sonë të futbollit, e ka bërë dëgjuesin t’i mbetet besnik çdo minutazhi sportiv, me komente live, analiza, parashikime. Parashikohet përfshirja e Kampionateve Europiane/Angli, Gjermani, Itali, Spanjë etj. Do të jepen edhe momente përveç rezultatit dhe informacioneve. Është parashikuar përfshirje e dëgjuesit me telefonata për pyetje të ndryshme, që e bëjnë interaktiv programin.

Kthehu Pas