KRYEFAQJA » Radio Tirana Klasik

Radio Tirana Klasik

Radio Tirana Klasik – Me misionin për të kënaqur shijet e publikut, por edhe për t’i kultivuar ato, me 18 Maj 2017 u krijua Radio Tirana Klasik. Muzika e kultivuar shqiptare, ruajtur e arkivuar në fondin e artë, tashmë do t’i takojë publikut, që i duartroket në salla, e pëlqen t’i ridëgjojë.
101.2 MHzFM, një frekuencë e re, nismë dinjitoze dhe emancipuese, për t’i ofruar dëgjuesve shqiptarë të radios, vetëm muzikë klasike, e para dhe e vetmja e llojit te saj në historine e Radios Shqiptare, Radio Tirana Klasik. Një iniciativë e guximshme per t’i dhene jete se pari një arkivë unike, fondi i fonotekes së RTSH, me vepra shqiptare e botërore, instrumentistë shqiptarë e botërorë, me mundësi zgjedhjeje të pafundme për një dëgjues të zgjedhur, admirues e njohës i mirë i saj. Transmetimi me cilësi të lartë dëgjimi është shtrirë deri më sot në zonën Tiranë-Durrës, së shpejti për t’u shtrirë në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë. E kërkuar dhe e ndjekur, Radio Tirana Klasik, vlerësohet zgjedhje jo vetëm për dëgjuesin e pretenduar në nisje të kësaj iniciative, por edhe më gjërë.

Me një audience specifike Programi përfshin:

  • Koncerte të Orkestrës Simfonike të RTV Shqiptar
  • Koncertet e Majit , / Dekada e Majit, të arkivuara që prej vitit 1968-
  • Koncertet e fundit të Orkestrës Simfonike
  • Muzike Dhome
  • Muzike Vokale,
  • Muzike Instrumentale
  • Interprete të Shquar Shqiptare
  • Me interpretues të njohur botëror
  • Autorë dhe vepra
  • Interpretues të rinj

Radio Tirana Klasik frekuenca e plotëfuqishme e magjisë së muzikës… frekuenca e meditimit….e krijimit të sonatës e simfonisë…., e butë dhe e ëmbël. “Radio-Tirana Klasik … 101.2 FM…”

(Visited 2,250 times, 83 visits today)