KRYEFAQJA » Mirëmëngjes Shqipëri

Mirëmëngjes Shqipëri

Rreth Emisionit

“Mirëmëngjes Shqipëri” është emisioni që çel programacionin në RTSH 1 HD nga e Hëna në të Premte, i cili më 18 shtator 2017 nisi sezonin e dytë të tij. Për këtë emision punojnë një grup i tërë profesionistësh, nën drejtimin e Dori Dakës.
“Mirëmëngjes Shqipëri” moderohet nga katër personazhe dhe ata janë:
Enkel Demi, një nga gazetarët më me përvojë në tregun mediatik shqiptar. Ka një karrierë 25 vjeçare, fillimisht në shtypin e përditshëm, më pas në Radio Tirana dhe më tej në televizionet kombëtare shqiptare, ndërsa tashmë prej disa viteve në bashkëpunim të ngushtë me Televizionin Shqiptar në disa projekte që nga programet e informacionit deri tek spektaklet.
Megi Mëhilli, e cila prej 6 vitesh është pjesë e departamentit të lajmeve në RTSH si gazetare politike dhe që do të mbulojë pjesën e intervistave të aktualitetit në Mirëmëngjes Shqipëri.
Arbër Çepani, një nga personazhet e spikatur dhe fitues i reality show-ut “Big Brother 1”, mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe veprimtar i shoqërisë civile.
Blerina Shehu, prezantuese dhe autore emisionesh televizive.
Emisioni është i ndare ne 2 segmente dhe përcillet nga Enkel Demi & Megi Mëhilli nga ora 06.30-08.00 dhe nga Blerina Shehu e Arbër Çepani, nga ora 08.00 deri në orën 10.00.
Segmenti i parë përcjell tek publiku aktualitetin e ditës. Nëpermjet intervistave me personazhet e ftuar në studio, por edhe me lidhje direkte, do të pasqyrojmë për teleshikuesit çdo situatë, çështje apo debat që ka vëmëndjen dhe interes për publikun e gjërë.
Segmenti i dytë shoqëron shikuesit për dy orë të tjera transmetim të drejtpërdrejtë, mbështetur në biseda të këndshme me të ftuar në studio rreth argumenteve me karakter informativ, zbavitës, kulturor, problemor. Në fokus është çdo individ dhe familje shqiptare. Një rrjet gazetarësh të shpërndarë në 12 rrethet e vendit, sjell çdo ditë lajmet më të fundit, personazhet më të veçantë, ngjarjet kulturore më interesante, problemet sociale më shqetësuese, lidhjet e drejtpërdrejta nga e gjithë Shqipëria. Emra të njohur dhe shumë te dashur të sferës sociale, të skenës dhe ekranit, të sportit e politikës, shkelin dita ditës në studio për të sjellë histori personale, mesazhe frymëzimi, dëshmi të gjalla e të shumëllojshme të jetës shqiptare.
Na ndiqni çdo ditë, nga e Hëna në të Premte, prej orës 06.30 deri në 10.00, në “Mirëmëngjes Shqipëri”.
“Mirëmëngjes Shqipëri” ju fton të bëheni pjesë e emisionit me komentet e sugjerimet tuaja, duke na ndjekur në në rrjetet sociale në Facebook dhe Instagram. “Mirëmëngjes Shqipëri” shpresojmë të jetë një arsye më shumë që shikuesit ta memorizojnë RTSH 1 HD në krye të kanaleve të preferuar në pultin e televizorit të tyre.

Videot e Emisionit

Na ndiqni në Rrjetet Sociale

Bëhuni fansa në faqen e Facebook: Mirëmëngjes Shqipëri

Gjithashtu na ndiqni dhe në  Instagram ose duke na kerkuar me @miremengjesshqiperi

Kthehu Pas

Sicred