KRYEFAQJA » “MasterChef Albania JUNIOR” po vjen…

“MasterChef Albania JUNIOR” po vjen…

  • Dy fjalë për formatin
  • Kriteret e aplikimit 
  • Formulari aplikimit online

“MasterChef Junior” është konkursi më i madh i gatimit për fëmijë në botë. Ai përfshin talente të kuzhinës të moshës 8-14 vjeç.

Të gjithë fëmijët që kanë pasion kuzhinën dhe që përmbushin moshën mund të bëhen pjesë e formatit, i cili vjen për herë të parë në ekranin e Radio-Televizionit Shqiptar, në një premierë absolute në sezonin e ri.

20-25 fëmijët që do përzgjidhen nga aplikimet paraprake do t’i nënshtrohen fazës së parë të audicioneve përpara 3 shefave të njohur. Më pas, do të ndahen në grupe dhe do të garojnë fazë pas faze, ku më të mirët do të vazhdojnë deri në fund.

Në çdo episod do të ketë nga një eliminim.

Në fund të programit, fituesi merr një çmim të rëndësishëm, ose një udhëtim të paharrueshëm me familjen e tij.

“MasterChef Albania JUNIOR” po vjen…

Për çdo pyetje, ju lutem kontaktoni nëpërmjet të dhënave të mëposhtme

E-mail: juniormasterchef@rtsh.al
Nr. kontakti: 0698177467

Kriteret e Aplikimit për MasterChef Albania Junior:

  1. Mosha e lejuar e konkurrentëve është 8-14 vjeç.
  2. Konkurrenti duhet të ketë talent në kuzhinë, aftësi krijuese dhe të njohë mirë produktet që përdor në realizimin e një pjate të caktuar.
  3. Konkurrenti duhet të jetë i shoqëruar gjithnjë me një nga prindërit në çdo fazë të konkursit.
  4. Formulari i aplikimit duhet plotësuar nga të gjithë dhe është e domosdoshme që bashkë me të të dërgohen foto ose video (nëse ka) të fëmijëve duke gatuar.
Formulari Aplikimit





(Visited 2,283 times, 32 visits today)
Sicred