KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zyrtarizohen akuzat ndaj ish-shefit të Nissan

Zyrtarizohen akuzat ndaj ish-shefit të Nissan

Prokurorët japonezë kanë zyrtarizuar akuzat ndaj ish shefit të prodhuesit të makinave Nisan, Karlos Gohn për shkelje finaiciare të kryer për shkak të raportimit të një niveli më të ulët të paketës së pagesave gjatë një [periudhe pesë vjecare. Zoti Gohn i ka mohuar akuzat, ndërkohë që prokurorët kanë ngritur padi edhe ndaj Nisan në lidhje me cështjen. Karlos Gon u arrestua në muajin nëntor për shkak të pretendimeve të ngritura ndaj vetë kompania pas një hetimi të brendshëm ku u zbulua se ai kishte raportuar paketën e pagesave të tij në një nivel më të ulët, në kundërshtim me ligjet lokale, si edhe që kishte përdorur asetet e kompanisë për qëllime personale. Këtë të hënë Gohn pritej të lirohej na paraburgimi, por me ngritjen e akuzave nga prokurorët ai u arrestua sërish, dhe do të jetë në paraburgim deri në datën 30 dhjetor. Avokatët e Gohn thonë se akuzat ndaj klientit të tyre janë të pavlefshme pasi nuk kanë lidhje me pagën por për pagesat që ai pritejt të merrte pasi të dilte në pension. Nga ana tjetër, kompania Nisan u shpreh se po e konsideronte situatën shumë seriozisht. – Të bësh deklarime të rreme për pagesat vjetore dëmnton integritein e Nisanit në treg dhe kompania shpreh keqardhjen më të thellë, – thuhet në një deklaratë për shtyp të prodhuesit të makinave. Por kompania nuk kishte pritur që ndaj saj të ngriheshin akuza për shkak se ishte vetë ajo që ia kishte raportuar shqetësimet e saj prokurorëve pas ndërmarrjes së hetimit të brendshëm.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com