KRYEFAQJA » LAJME » Zyrtari i SHBA-ve Palmer, vizitë në Kosovë
Zyrtari i SHBA-ve Palmer, vizitë në Kosovë

Zyrtari i SHBA-ve Palmer, vizitë në Kosovë

Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Methju Palmer siguroi udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, se SHBA-ja mbështetë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Zyrtari i lartë amerikan qëndroi në Prishtinë, në kuadër të një turi në vendet e Ballkanit, ku me pare vizitoi Serbinë e më pas Maqedoninë. Takimet me presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj ishin të mbyllura dhe nuk kishte deklarata për media, mirëpo detajet e bisedimeve u bëne të ditura permes nje deklarate nga Zyra e Presidentit të Kosovës. Aty thuhet se Presidenti Thaçi dhe Palmer kanë biseduar për marrëdhëniet dypaleshe, për zhvillimet politike në vend, për procesin e integrimeve euroatlantike, për procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe dialogun mes Kosovës e Serbisë. Duke folur për fazën e fundit të dialogut, presidenti Thaçi ka thënë se pas marrëveshjes Maqedoni-Greqi, është radha e një marrëveshjeje historike mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq, kryeministri Haradinaj përmes një postimi në Facebook njoftoi se ka biseduar me Palmer për qëndrimin e Qeverisë së Kosovës sa i përket bisedimeve me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sicred