KRYEFAQJA » LAJME » Zyrtari i lartë amerikan, vizitë në Shkup
Zyrtari i lartë amerikan, vizitë në Shkup

Zyrtari i lartë amerikan, vizitë në Shkup

Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Methju Palmer vizitoi Shkupin ku u takua me zyrarë të lartë shtetërorë dhe politikë. Zoti Palmer shkoi në Shkup në një kohë kur jane shtuar debatet lidhur me ndryshimin përmes kushtetutës të emrit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa opozita e drejtuar nga VMRO-DPMNE u përpoq të pengonte procedurat. Gjatë një takimi me ministrin e jashtëm maqedonas Nikolla Dimitrov, zyrtari amerikan theksoi mbështetjen e SHBA-së për integrimet euro-atlantike të Maqedonisë. Ministri maqedonas, ka theksuar se qytetarët e Republikës së Maqedonisë, e shikojnë të ardhmen e vendit të tyre në familjen euro-atlantike, ndërkohë qe permendi shpresat për ecurinë me sukses drejt këtyre integrimeve. Palmer është takuar me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili ka theksuar “përkushtimin konstruktiv të partisë në javët në vijim deri në perfundimin e procesit për integrimin e vendit në NATO dhe BE”, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e Ahmetit. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit ka zhvilluar takime edhe me drejtuesit e Lëvizjes Besa e të Aleancës për Shqiptarët. Parlamenti i Maqedonisë votoi të premten me dy të tretat nga 120 deputetë sa ka gjithsej propozimin për ndryshimet kushtetuese në bazë të Marrëveshjes së Prespës. Edhe parlamenti grek duhet ta ratifikojë marrëveshjen (e Prespës) pasi të gjitha procedurat të jënë miratuar nga parlamenti në Shkup.

Sicred