KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zyra lidhëze mes dy Koreve

Zyra lidhëze mes dy Koreve

Korea e Veriut dhe ajo e Jugut hapën sot zyrën e tyre të përbashkët ndërlidhëse, një godinë ku do të punojë personel nga të dy vendet. Kjo lëvizje shënon një hap tjetër në përmrërirësimin e shpejtë të marrdhënieve mes dy vendeve. Zyra ndërlidhëse, e cila ndodhet në qytezen kufitare koreano veriure të Kaesong-ut, mundëson kanalin e parë të komuikimit të komunikimit të drejtpërdrejtë  mes dy Koreve. Teknikisht, dy vendet kanë qenë në luftë prej dekadash, pasi lufta koreane e viteve 50-të përfundoi me një armëpushim dhe jo me një traktat paqeje. Më parë dy korenëë komunikonin mes tyre me faks dhe linja të vecanta telefonike, të cilat shpeshehrë ndërpriteshin kur marrëdhëniet e tyre përkeqësoheshin, Tashmë ato do të mund t’i diskyutojnë cështjet mes tyre në mënyrë pë drejtpërdrejtë për 24 orë në ditë dhe 365 ditë në vit, – u shpreh ministri koreano-jugor për unifikimin gjatë ceremonisë së iangurimit të godinës. Në zyrën në fjalë do të punojnë 20 persona nga dy koretë. Koreano jugorët do të vendosen në katin e dytë dhe koreano veriorët në katin e katërt të godinës me katër kate. Zyrtarë në nivel zëvendësministrash do të drejtojnë skuadrat e tyre në zyrën në fjalë dhe do të zhvillojnë takime javore.