KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zvicra, një fitore me “dy krena kuqezi” ndaj Serbisë
Komiteti Disiplinor pranë FIFA-s ka vendosur të gjobisi me 10 mijë franga gjobë futbollistët e Zvicrës Xhaka dhe Shaqiri, të cilët festuan me shenjën e shqiponjës shënimin e golave ndaj Serbisë në takimin elemionator për "Rusi 2018". FIFA vlerëson se festimi me shqiponjë ishte spontan dhe nuk duhet të ishte një provokim i planifikuar për tifozët serbë. Sipas komisionit ky festim nuk kishte asnjë mesazh politik. Më i rëndë duket se është dënuar Shoqata e Futbollit Serb, e cila u gjobit nga FIFA 50,000 franga për sjelljen e keqe të tifozëve. Edhe trajneri serb Mladen Krstajiç dhe shefi i Federatës Slavisa Kokeza, janë dënuar me 5000 franga gjobë.

Zvicra, një fitore me “dy krena kuqezi” ndaj Serbisë

Botërori “Rusi 2018” ka mbyllur të premten në mbrëmje programin e ndeshjeve të ditës së 9-të, me takimin midis Serbisë dhe Zvicrës, që u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të helvetëve.

Kjo ndeshje, e luajtur në Stadiumin e Kaliningradit, ka nisur me një ritëm të lartë loje, me të dyja skuadrat që provojnë të godasin portën kundërshtare. Dhe do të jenë serbët që do të këmbëngulin dhe, pas një përpjekeje të grushtuar nga portieri Zomer, Mitroviç korrigjon shënjestrën dhe e gjen golin pas 5 minutash lojë.  Ndonëse Serbia do të mundohet të administrojë epërsinë, duke kontrolluar mesfushën, Zvicra do të ketë dy raste për shënim, por në të dyja rastet është Blerim Xhemaili ai që shpërdoron, fillimisht me një goditje të pasaktë brenda zone, e më pas me një prekje të dobët në pozicion të volitshëm. Fundi i pjesës së parë do të flasë sërish për Serbinë, që rrezikon të dyfishojë epërsinë, por pa rezultat.

45 minutat e para do të mbyllen me epërsinë njëgolëshe të ballkanasve, ndërsa e dyta do të nisë më mirë për Zvicrën, që do ta gjejë golin me anë të futbollistit shqiptar, Granit Xhaka, që përshëndet rrjetën në minutën e 52-të. Natyrisht festimi i tij, në kundërpërgjigje të fishkëllimave të vazhdueshme të tifozerisë serbe dhe ruse në drejtim të lojtarëve shqiptare të Zvicrës, ka qenë shqiponja me dy krena. Goli e ka rihapur lojën, teksa të dyja skuadrat do të guxojnë, duke luajtur gapur, por edhe e ka kthyer barazpeshën e takimit në favor të helvetëve dhe arma e tyre kryesore do të jetë Xherdan Shaqiri, i cili do t’i afrohet golit me një goditje të zgjuar, por që rrok shtyllën e portës serbe. Megjithatë, Shaqiri do ta gjejë golin në fund të kohës së rregullt, duke ruajtur gjakftohtësinë në finalizim. Edhe Shaqiri i shton një shqiponjë simbolike fitores së Zvicrës, që tanimë është në rrugë të mbarë për të siguruar vendin në turin e 16-shes së këtij Botërori.

Sicred