KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zvicra kualifikohet për në Botëror me një gol të vetëm

Zvicra kualifikohet për në Botëror me një gol të vetëm

Zvicra e mbrojti me sukses atë epërsi minimale, 1-0, të arritur në sfidën e parë në fushën e Irlandës së Veriut, duke marrë një barazim pa gola të dielën në Bazel, në ndeshjen e kthimit të çiftit të parë të “play-off”-eve të Botërorit 2018 dhe duke siguruar vendin në fazën finale që të do të mbahet vitin e ardhshëm në Rusi.  Të dyja skuadrat ndërtuan raste për shënim, pavarsisht se ndeshja u zhvillua në një terren të vështirësuar nga shiu i dendur dhe i vazhdueshëm dhe trajneri i irlandezoveriorëve, Majkëll O’Nill do të ngushëllohet me faktin se skuadra e tij e luajti topin më shumë sesa ç’kishte bërë në pjesën e parë. Por miqtë nuk arritën që të gjenin të paktën një gol që do ta kishte çuar lojën në shtesë. Brenda 3 minutash, Kris Brunt provoi me një goditje të fortë nga jashtë zone, që e detyroi portierin vendas, Jan Sommer, të bënte një grushtim të bukur into making a diving save. Në krahun tjetër, Xherdan Shaqiri dërgoi një harkim të rrezikshëm nga e djathta e sulmit helvet për Haris Seferoviçin, por sulmuesi i Benfikës nuk arriti ta kalibronte siç duhet goditjen e tij me kokë. Zviceranët vijuan ta vënë në provë portierin mik, Majkëll MekGovern, me anë të rasteve të by Blerim Xhemailit, Xherdan Shaqirin and Steven Zuberit, por gardiani i kuadratit të Irlandës së Veriut dëshmoi të ishte në lartësinë e duhur, duke shmangur në të gjitha rastet prekjen e rrjetës së portës së tij. Pjesa e dytë do të dhuronte edhe më pak raste për shënim, edhe për shkak të lodhjes së skuadrave nga terreni i rënduar. Shënuesi i atij 11-metërshi në pjesën e parë, Rikardo Rodrigez, goditi nga larg, por pasaktësisht në fillimin e 45 minutave të dyta, ndërsa në krahun tjetër, Konor Uashington nuk u tregua i saktë me kokë nga një goditje brenda zone. Rodrigez u dëshmua sërish hero i skuadrës së tij, duke e larguar topin nga vija e portës pas një goditjeje me kokë të Xhoni Evansit në minutat shtesë dhe Zvicra e përmbushi misionin e saj duke siguruar vendin në “Rusi 2018”. Helvetët shkojnë kështu për të 11-tën herë në histori dhe për të 4-tën herë radhazi në fazën finale të Botërorit. Ndeshja midis Zvicrës dhe Irlandës së Veriut u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Sicred