KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zvicera stërvitet me dyer të mbyllura
Zvicera stërvitet me dyer të mbyllura

Zvicera stërvitet me dyer të mbyllura

Kjo verë ka sjellë dy supriza për Breel Embolo të Zvicrës. Për të kjo në Rusi është kupa e parë e botës. E vetëm pak ditë më parë ai është bërë për herë të parë baba. Trajneri Petkoviç i ka dhënë leje, vetëm 24 orë, për të shkuar në shtëpi, për të parë vajzën e vogël dhe bashkëshorten. Kaq ka mjaftuar për futbollistin zviceran për t’u kthyer në stërvitje më i motivuar. Madje tifozët i kanë kushtuar edhe një këngë futbollistit të tyre. Ndërsa portieri i Zvicrës Yann Sommer është parë duke shijuar verën ruse. A do të shkëlqejë ai kundër suedezëve ?
Zvicra e ka kaluar fazën e grupeve për herë të katërt në pesë paraqitjet e fundit në Kupat e Botës. A do të mundet ajo të shkoj në çerekfinale në botërorin rus? Kjo mbetet për t’u parë. Trajneri Petkoviç, ka zhvilluar stërvitjen me dyer të mbyllura. Ai është tepër i shqetësuar për sulmin. Por dhimbjen e kokës trajnerit të Zvicrës ia shton edhe dyshja Lichtsteiner dhe Schar që janë të dy të pezulluar për shkak kartonash. Gjithashtu edhe Valon Behrami, Denis Zakaria dhe Xherdan Shaqiri do të mungonin në çerekfinale në qoftë se nuk do të rezervoheshin në ndërhyrjet e tyre. Por të mos harrojmë ecurinë e Zvicrës deri tani, kanë 25 ndeshje pa pësuar asnjë humbje.
Dy skuadra që do të luajnë në stadiumin e Shën Petersburgut kanë historikun e tyre të përballjeve. Ato kanë luajtur 28 ndeshje ndërkombëtare Zvicra ka fituar 11, suedezët 10, e 7 kanë përfunduar në barazim. Edhe pse janë takuar 28 herë më parë, këto dy skuadra kurrë nuk janë përballuar në një Kupë Bote.

Sicred