KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Zusi: Industria në kolaps për shkak të euros, vonesa edhe në rimbursim

Zusi: Industria në kolaps për shkak të euros, vonesa edhe në rimbursim

Bizneset eksportuese ngrenë alarmin se rënia drastike e euros në kursin e këmbimit valutor po i falimenton. “Mbivleresimi i lekut kundrejt euros ka sjellë një humbje ekstreme për të gjitha ndërmarrjet tona. Të ardhurat e ndërmarrjeve janë në euro dhe shpenzimet janë në lekë. Në kushtet kur euro në raport me lekun është zhvlerësuar mbi 9% gjatë vitit 2018, do të thotë një zhvlerësim i njëjtë i faturimeve (të ardhurave) për kompanitë tona. Theksojme se fitimi mesatar i ndërmarrjeve eksportuese dhe rieksportuese është rreth 15%, që do të thotë rënie e të ardhurave në masën e 2/3 më pak vetëm për efekt të kursit të këmbimit.”-shprehet kryetari i Unionit të Eksportuesve të Shqipërisë, Alban Zusi.

Një tjetër shqetësim i kësaj industrie është rimbursimi i TVSH-së. Ata thonë se proçesi ka të paktën 6 muaj i bllokuar, duke asfiksuar sektorin, veçanërisht në marrëdhëniet me nënkontraktorët. “Kërkojmë nga ana e Qeverisë të bëjë rimbursimin e menjëhershëm të TVSH-së sipas ligjit dhe me përparësi për ndërmarrjet e përpunimit aktiv dhe ndërmarrjeve të tjera që iu takon sipas ligjit rimbursimi i TVSH-së”-tha Zusi.

Për të dyja këto shqetësime, Unioni i Eksportuesve Shqiptar i bën apel qeverisë të marrë në konsideratë kërkesat e tyre për të ndihmuar një nga sektorët që ka numrin më të madh të të punësuarëve në vend.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com