KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zuckerberg: Kemi bërë gabime, përgjegjësi jam unë!

Zuckerberg: Kemi bërë gabime, përgjegjësi jam unë!

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka kërkuar ndjesë për debatin e të dhënave që ka përfshirë së fundmi platformën sociale, ndërkohë që ka shprehur gatishmërinë për të dëshmuar përpara Kongresit. Në një intervistë për CNN, Zuckerberg deklaroi se Facebook ka përgjegjësinë të mbrojë të dhënat e përdoruesve dhe se i gjithë skandali i ndodhur me zyrën e konsulencës politike Cambridge Analytica, përbën një thyerje madhore të besimit ndaj kompanisë së tij. Prej disa ditësh tashmë, politikanë nga Shtetet e Bashkuara, por edhe nga Europa, kanë kërkuar që themeluesi i Facebook të dëshmojë përpara trupave respektivë legjislativë, për të shpjeguar se si të dhënat personale të 50 milionë përdoruesve të platformës sociale, kanë përfunduar në duart e Cambridge Analytica, e cila i ka shfrytëzuar këto informacione për qëllime elektorale. Pavarësisht faktit se Zuckerberg doli me një deklaratë zyrtare mbi hapat që kompania e tij duhet të ndërmarrë për të përmirësuar mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve, ligjbërësit amerikanë kërkojnë me ngulm që ai të dëshmojë para Kongresit. Debati për sigurinë e të dhënave ngritur ditët e fundit, lidhet me një test të zhvilluar nga studiuesi Aleskandr Kogan “Kjo është jeta juaj dixhitale”, që i është ofruar përdoruesve të platformës Facebook në vitin 2014. Në atë kohë, testi grumbulloi të dhënat e 270.000 përdoruesve, por edhe të dhëna publike të miqve të pjesëmarrësve.

Sicred