KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Zoti i Masakrës” – premierë në Teatrin Eksperimental

“Zoti i Masakrës” – premierë në Teatrin Eksperimental

Ka një titull të krupshëm por është një komedi, madje e cilësuar një prej komedive më të mira të 10 viteve të fundit në repertorin teatror. “Zoti i masakrës” shkruar nga Yasmina Reza vjen premierë për publikun shqiptar në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Nominuar për gjashtë çmime “Tony” prej të cilave mori tre ajo flet shqip nga shqipërimi i Nasi Leres, nën regjinë e Kiço Londos dhe interpretimin e aktorëve Erand Sojli, Alert Celoaliaj, Ermira Gjata, Ermira Cerkozi.

“Jam joshur nga mënyra se si zhvillohen ngjarjet dhe evolojnë ato brenda një kohe shumë të shkurtër. Jam i joshur nga fakti se vepra është shumë njerëzore” tha regjizori Londo. Ndërsa aktori Erand Sojli tha se “janë tre shfaqje brenda një shfaqjeje në aspektin se me tekst ne themi diçka tjetër, me veprime kemi komplet një linjë tjetër e cila flet për përplasjen midis instiktit që është veprimi dhe përmbajtja e cila është teksti”.

Një vepër e cila përmban konfliktin që në fillim. Dy çifte, në dukje të qytetëruar takohen për të rregulluar pasojat e një episodi të dhunshëm i cili plasi ndërmjet dy fëmijve të tyre. Djali i Alain dhe Anet i theu dy dhëmbë djalit të Mishel dhe Veronik. Prindërit e djalit dhunues vizitojnë prindërit e viktimës për të kërkuar falje dhe për ta ndrequr gabimin, të paktën nga ana ekonomike. Gjatë vizitës, gjërat fillojnë me diplomaci, por gradualisht, mes tyre rritet një tension. Me ndihmën e alkoolit, ky tension rritet duke kapërcyer egërsisht mbi binarët e Eduart Albi. Një tjetër vepër e shkëlqyer e Yasmin Reza mbi temën e saj të parapëlqyer: hipokrizinë borgjeze. Në datat 11 dhe 12 Mars.

Sicred