KRYEFAQJA » LAJME » Zoran Zaev, i pari kryeministër maqedonas që viziton Kosovën

Zoran Zaev, i pari kryeministër maqedonas që viziton Kosovën

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha në Prishtinë se Shkupi është i hapur për një hetim ndërkombëtarë të incidentit të Kumanovës të majit të vitit 2015, në të cilin janë vrarë tetë pjesëtarë të policisë maqedonase dhe 14 pjesëtarë të një grupi të armatosur në të cilin ishin përfshirë edhe qytetarë të Kosovës. Kryeministri Zaev i cili po qëndron për një vizitë në Prishtinë, të parën të një kryeministri maqedonas në Kosovë, tha se kjo është një çështje e ndjeshme dhe se qytetarët duhet të dinë të vërtetën për këtë incident. Hetim ndërkombëtar për këtë çështje kishte kërkuar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas dënimit muajin e kaluar të pjesëtarëve të grupit të armatosur në çështjen e njohur si rasti i Kumanovës. Të dy kryeministrat thanë pas takimit në Prishtinë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në NATO dhe Bashkimin Evropian ndërsa u zotuan për mbështetje të ndërsjellë në rrugën e integrimeve euro-atlantike. Kryeministri i Kosovës Haradinaj tha se të dyja vendet i lidh e ardhmja euro-atlantike.Ndërsa, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira dhe së kane rene dakord me kryeministrin Haradinaj për rritjen e bashkëpunimit. Ai nënvizoi sërish vullnetin e tij për të gjetur një zgjidhje me Greqinë rreth emrit të Maqedonisë. Ai tha se zyrtarët maqedonas dhe ata grekë po punojnë në “rikonfirmimin e vullnetit të tyre për të rifilluar bisedimet thelbësore rreth emrit”, një çështje që po zgjat prej gati dy dekadash duke penguar edhe proçeset integruese të Maqedonisë.

Sicred