KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zlatan Ibrahimoviç pushton Amerikën

Zlatan Ibrahimoviç pushton Amerikën

Janë dashur vetëm 6 minuta që ai t’i bëjë të ditur botës se ka zbarkuar në tokën e premtuar.
Ndonëse kishte vetëm 48 orë që kishte shkelur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zllatan Ibrahimoviç nuk ka vonuar të tregojë se, përtej dëmtimeve dhe moshës, ai mbetet i veçantë.
Ashtu sikundër ishte i veçantë goli që ai shënoi në debutimin e tij me Los Anxheles Galaksi, skuadrën e tij që militon në kampionatin amerikan të futbollit, MLS. Pasi e mbylli me Mançester Junajtid në Angli, gjigandi suedez pranoi një ulje të konisderueshme page, duke firmosur për skuadrën amerikane, por të shtunën ai ka dëshmuar se mbetet i njëjti.
36-vjeçari ka vijuar ta kurorëzojë debutimin e tij me golin e dytë personal, dhe të 4-tin e Los Anxheles Galaksi, e cila ka përmbysur shifrat nga 0-3 dhe duke triumfuar në derbin me Los Anxheles FC me shifrat 4-3.

Sicred