KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zjarri “Tomas” shkrumbon Kaliforninë
Zjarri "Tomas" shkrumbon Kaliforninë

Zjarri “Tomas” shkrumbon Kaliforninë

Zjarri i madh vdekjeprurës që ka shkatërruar më shumë se 700 shtëpi në Kaliforni tashmë është regjistruar si më i madhi në historinë e këtij shteti. I quajtur zjarri Thomas, ai ka djegur më shumë se 1 mijë km2, një zonë më e madhe se Nju Jorku, Brukseli dhe Parisi të mbledhura bashkë. Flakët përfshinë Santa Paula më herët në dhjetor dhe lëvizën drejt brigjeve në perëndim, një nga zjarret më të mëdha të muajve të fundit në Kaliforni. Mijëra zjarrfikëse kanë luftuar me flakët për ti vënë nën kontroll.
Studiuesit thonë se ngrohja globale dhe shpërndarja e ndërtimeve në zona të egra kanë kontribuar në rritjen e numrit të vatrave të zjarrit. Kërcënimi ishte aq i rëndë saqë për herë të parë, zyrtarët e shtetit përdorën kategorinë më të lartë në sistemin e paralajmërimit të tyre ndaj rrezikut të zjarrit ”Flamurin e kuq”. Televizionet amerikane i kanë përshkruar zjarret në Kaliforninë jugore si skena filmash.

Sicred