KRYEFAQJA » LAJME » Zjarri në Sheqeras shkrumbon 4 banesa

Zjarri në Sheqeras shkrumbon 4 banesa

4 banesa janë shkrumbuar si pasojë e një zjarri të rënë pas mesnate në fshatin Sheqeras. Flakët kanë nisur në njërën prej banesave e cila në oborr kishte dhe bazë ushqimore dhe më tej zjarri ka përfshirë edhe banesat e tjera duke rrezikuar jetën e familjeve që jetonin në to. Sipas të dhënave njëra prej banesave ishte e pabanuar dhe shërbente për mbajtjen e bazës ushqimore për bagëtitë ndërsa në 3 banesat e tjera jetonin familje por në oborret dhe pjesën e pasme të shtëpive kishin vendosur bazën ushqimore. Banorët tregojnë momentet e vështira kur konstatuan zjarrin por fatmirësisht kanë shpëtuar pa u dëmtuar

Ky është zjarri i dytë brenda pak ditësh që shkrumbon banesat në Bashkinë e Maliqit.

Sicred