KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zjarri në Kaliforni, të rejat
Zjarri në Kaliforni, të rejat

Zjarri në Kaliforni, të rejat

Zjarri i rënë në Kaliforninë Veriore ka përmasa aq të mëdha dhe është aq i nxehtë sa eskpertët tani e kanë të vështirë të parashikojnë se si do të përhapen flakët. Sipas CNN, të paktën shtatë persona vijojnë të jenë të humbur në kontenë Shasta, ndërsa erërat dhe thatësira e ndihmuan zjarrin vdekjeprurës që të përfshijë një sipërfaqe prej gati 100 mijë akrash. Zjarri u mori jetën gjashtë personave, mes të cilëve edhe forca zjarrëfikës që po punonin për të shuar flakët. Gjashtëmbëdhjetë persona u raportuan fillimisht si të humbur, por nëntë prej tyre u gjetën dhe ishin në gjendje të mirë. Zjarri, i cili filloi një javë më parë ka shkrmbuar një sipërfaqe prej 98 mijë e 724 akrash dhe vetëm 20 përqind e tij është tashmë nën kontroll. Flakët kanë shkatërruar të paktën 966 struktura në zonë, duke e bërë atë një nga zjarrët më shkatërrues në historinë e kaliforninsë.

Sicred