KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zjarret prekin pyjet në veri dhe qendrën e Portugalisë

Zjarret prekin pyjet në veri dhe qendrën e Portugalisë

 Zjarret në pyje kanë prekur veriun dhe qendrën e Portugalisë, duke sjellë ndërhyrjen e rreth 3 000 zjarrfikësve për të luftuar flakët. “Deri të dielën, do të ketë temperatura që arrijnë deri në 39 gradë dhe një erë të nxehtë që do të jenë shumë të favorshme për përhapjen e zjarreve”, deklaroi zëdhënësja e mbrojtjes civile. Zjarri më i madh ka rënë pranë qytetit të Abrantes, në rajonin e Santarem ku janë mobilizuar rreth 650 zjarrfikës dhe disa dhjetëra mjete ajrore. Pas kësaj drame, Portugalia ka miratuar një reformë të pyjeve që synon të reduktojë numrin e eukaliptuseve të pranishëm në masë në territorin e saj, sepse kjo bimë është lehtësisht e ndezshme.

Sicred