KRYEFAQJA » LAJME » Zjarret në zonën e Muzinës dhe Bashkinë Dropull

Zjarret në zonën e Muzinës dhe Bashkinë Dropull

Ka ardhur duke u normalizuar situata e zjarreve në zonën e Muzinës dhe Bashkinë Dropull. Dy avione të mbërritur nga Greqia si dhe një helikopter VIVA fluturuan për shuarjen e zjarreve në zonat e Dropullit dhe Delvinës. Banorët e zonës i cilësojnë zjarret e kësaj vere si më problematikët e viteve të fundit. Sipas banorëve, organizmat dhe institucionet publike duhet të tregohen të kujdesshëm për administratimin e kullotave çka do të shmangte zjarret si dhe problematikat që krijohen prej tyre. “Për fat të mirë na erdhi edhe ndihma e paktë e zjarr fikëses. Ska bërë vaki që të digjet 50% e malit. Faktor kryesor ështv njeriu”. Në terren për lokalizimin e flakëve kanë qenë të angazhuara shërbimi zjarrfikës, efektivat e forcave të armatosura si dhe strukturat e pushtetit vendor dhe institucioneve publik. Parandalimi i zjarreve të verës në kullota dhe masivet pyjore do të ishte një kontribut edhe për mbrojtjen e mjedisit si dhe ekosistemit të këtyre zonave.

Sicred