KRYEFAQJA » LAJME » Zjarret në vend; Situata me vatrat
zjarri, Zjarret në vend, Situata me vatrat

Zjarret në vend; Situata me vatrat

Edhe pse një pjesë e mirë e territorit të vendit është prekur nga shirat lokalë vatrat e zjarreve vijojnë të jenë aktive. Emergjencat Civile njoftojnë për 8 vatra aktive zjarri në të gjihë vendin, ku më problematike paraqitet ajo në Parkun Kombëtar “Bredhi i Drenovës” në Korçë . Me gjithë përpjekjet e bëra nga forcat operacionale nuk është bërë e mundur izolimi i flakëve për shkak të terrenit të thyer. Edhe në Qarkun e Elbasanit situata vijon të jetë problematike ku forcat e pyjores, të njësisë administrative Labinot-Mal si dhe 30 forca të ushtrisë, kanë punuar gjatë gjithë ditës me mjete rrethanore për të izoluar vatrat e zjarrit në pyllin me pisha në fshatin Benë. Ndërhyrja nga ajri me helikopterë ka bërë të mundur fikjen e vatrave të zjarreve në fshatin Karmë të Pukës, në fshatin Skuraj të Kurbinit, në pyllin me pisha të larta në fshatin Kreshpan, Fier si dhe kodrat e qytetit të Delvinës.

Sicred