KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zjarret në Mançester, nis evakuimi i dhjetëra banesave

Zjarret në Mançester, nis evakuimi i dhjetëra banesave

Më shumë se 30 shtëpi janë evakuuar, pasi një zjarr i madh që ka përfshirë pyjet në Mançester vijon të përhapet me shpejtësi. Zjarri në Ssedëlluorth Mur është shpallur “një incident i madh” dhe ushtria është në gatishmëri për të ndërhyrë. Zjarri filloi të dielën gjatë natës, u riaktivizua të hënën gjatë motit të nxehtë dhe më pas u përhap gjatë të martës, i favorizuar dhe nga erërat  e forta në mbrëmje. Tridhjetë e katër shtëpi në Karrbruk, u evakuuan por nuk ka raportime për të lënduar. Banorët thanë se era e tymit është futur “në çdo dhomë”. Flakët dhe tymi mund të shihen nga milje larg dhe policia ka paralajmëruar njerëzit që të mbajnë dritaret dhe dyert e mbyllura, pavarësisht nga moti i ngrohtë. Një helikopter hodhi ujë në zjarr të martën, ndërsa nëntë motorë zjarri dhe dy njësi të zjarrëfikëses ishin të pranishme për shuarjen e flakëve.

Sicred