KRYEFAQJA » LAJME » Zjarret në Laç rrezikojnë banesat

Zjarret në Laç rrezikojnë banesat

Flakët e nisura mesditën e djeshme në kurorën e gjelbër të qytetit të Laçit i janë afruar banesave në orët e mbrëmjes, duke rrezikuar jetë njerëzish dhe shtëpitë e tyre. Burime nga vendngjarja bëjnë me dje se janë evakuuar banorët e disa banesave pranë rrugës së Kishës së Laçit. Vetë banorët denoncojnë vonesën e shërbimit zjarrfikës që mund të kishin parandaluar përhapjen e flakëve. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar helikopterët, zjarrfikësit , banorë të zonës dhe ushtria, por flakët e favorizuara nga era e fortë po e vështirësojnë punën. Flakët janë afruar deri tek kisha e Shën Andout, ku ka pasur edhe shumë besimtarë, pasi ka qenë ditë e martë, një ditë ku ky vend i shenjtë për besimtarët vizitohet më shumë. Burime policore thonë se po hetohet për zjarrvënie të qëllimshme për shkak të përsëritjes së flakëve që kanë rrezikuar edhe banorët.

Sicred