KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zjarret në Kaliforni vijojnë të shkaktojnë viktima të shumtë

Zjarret në Kaliforni vijojnë të shkaktojnë viktima të shumtë

Të paktën 36 persona janë konfirmuar se kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve që kanë përfshinë Kalifornin veriore që prej një jave.Të paktën 5700 banesa janë shkatërruar plotësisht. 90 mijë persona janë evakuar dhe 235 persona vijojnë të jenë të humbur. Në operacionet për vënien në kontroll të flakëve janë angazhuar rreth tetë mijë forca, të cilët avancuan në punën e tyre gjatë ditës së premte pasi forca e flakëve ra, por këtë të shtunë kanë rifilluar erërat e forta, cka nuk favorizon shuarjen e zjarreve. Akoma nuk është e qartë se çfarë i shkaktoi zjarret por besohet se shkak mund të jetë djegia e linjave të energjisë elektrike, flakët e të cilave u përhapën më pas nga erërat e forta.

Sicred