KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zjarret në Kaliforni, tashmë një “normalitet i ri”

Zjarret në Kaliforni, tashmë një “normalitet i ri”

Flakët shkatërruese të zjarrit, të nxitura edhe nga ndryshimet klimatike, tashmë janë një “normalitet i ri” për guvernatorin e Kalifornisë. Jerri Braun deklaroi se zjarret e fuqishme, si ato që kanë shkatërruar jugun e Kalifornisë gjatë ditëve të fundit, “mund të përsëriten çdo vit për vitet e ardhshme”. “Po përballemi me një realitet të ri në këtë shtet”, tha Brown në komentet e bëra pasi mbikëqyri zonat e shkatërruara në kantonin Ventura, në veri të Los Angelesit. Mijëra zjarrfikës kanë luftuar me flakët që prej së hënës. Brown, një demokrat që ka sulmuar qëndrimin e administratës “Trump” mbi ndryshimet klimatike, tha se “përballë këtij realiteti të ri , flakët kërcënojnë jetët e njerëzve, pronat e tyre, fqinjët, e sigurisht shkaktojnë edhe miliarda e miliarda dollarë dëme. Për shkak të ndryshimeve klimatike, disa shkencëtarë thonë se Kalifornia jugore do të digjet e tëra, pak nga pak”. Flakët më të mëdha të zjarrit, të njohura si “Thomas” kanë djegur mbi 60 mijë hektarë, një sipërfaqe toke e përafërt me Chicagon. Të shtunën, zjarrfikësit nisën të bënin progresin e parë në frenimin e flakëve të zjarrit.

Sicred