Një zjarr masiv në Kaliforninë e veriut kërcenon disa komunitete në një sipërfaqe prej gati 16 kilometrash katrorë zonë pyjore. Rreth 2000 banorë janë zhvendosur dhe 4 zjarrfikës janë shtruar në spital me plagë të rënda nga djegiet. Zjarri që shpertheu në Lejk Kantri, në veri të San Franciskos u përhap me shpejtësi duke iu shtuar dy vatrave të tjera. Guvernatori Xherri Braun ka shpallur gjëndjen e emergjencës.
