KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zjarret në Kaliforni dëmtojnë cilësinë e ajrit

Zjarret në Kaliforni dëmtojnë cilësinë e ajrit

Pas më shumë se një muaj zjarre në Kaliforni cilësia e ajrit është dëmtuar. Zjarret kanë shkaktuar mjegulla të mëdha tymi dhe për pasojë autoritet kanë dhënë urdhër për evakim të detyrueshëm të popullsisë. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se imazhet satelitore tregonin “tym të përhapur” që dilnin nga zjarret në Kanadanë Perëndimore dhe Qendrore përpara se të ktheheshin në jug në Rrafshin e Veriut të SHBA. Shërbimi Kombëtar i Pyjeve, në Arizonën fqinjë paralajmëroi se “zjarret në të gjithë Perëndimin po krijojnë mjegull tyimi rajonale”. Zjarret më të mëdha kanë përfshirë Kaliforninë ku në disa zona kanë djegur 51 % të sipërfaqes dhe në disa të tjera 87 për qind. U dogjën 180 mijë hektarë tokë dhe u rrezikua jeta e 3 zjarrëfiksve dhe pesë civilëve. Më shumë se 14,000 zjarrfikës, duke përfshirë përforcime nga larg, si nga Australia dhe Zelanda e Re, janë shtrirë në të gjithë shtetin për të mbajtur zjarret nën kontroll.

Sicred