KRYEFAQJA » LAJME » Zjarret në dy çerdhe në Tiranë, shkaku pajisjet e gazit
Zjarret në dy çerdhe në Tiranë, shkaku pajisjet e gazit

Zjarret në dy çerdhe në Tiranë, shkaku pajisjet e gazit

Brenda pak ditësh , dy çerdhe në Tiranë u përfshinë nga flakët dhe shkaku në të dyja rastet lidhej me pajisjet e gazit në përdorim. Pas zjarrit të 6 ditëve më parë në çerdhen 14 në zonën e Ali Demit, mbrëmë u përfshi nga flakët edhe çerdhja 16 pranë njësisë bashkiake 5. Për asnjë nga rastet nuk pati një reagim zyrtar nga drejtoria e çerdhve. As nxjerrje përgjegjësie, as informim për prindërit e fëmijëve që frekuentojnë këto çerdhe. Kërkesës tonë për informacion, drejtoria e çerdheve iu përgjigj duke deleguar këtë kompetencë tek policia, a thua se incidentet ndodhën në godina pranë këtyre çerdheve. Dita pas zjarrit në të dy çerdhet vijoi si të mos kish ndodhur asgjë. Prindërit çuan fëmijët herët në mëngjes, mbase jo pa friks për atë që mund të ndodhë, por e sigurt pa guximin për të ngritur zërin se përse ndodhën këto ngjarje , kush duhet të mbajë përgjegjësi dhe cila është garancia se kjo nuk do të ndodhë gjatë kohës që fëmijët ndodhën brenda godinës së çerdhes.

Sicred