KRYEFAQJA » LAJME » Zjarret në çerdhe në Tiranë, shkak është bërë shpërthimi i bombulës së gazit
Zjarret në çerdhe në Tiranë, shkak është bërë shpërthimi i bombulës së gazit

Zjarret në çerdhe në Tiranë, shkak është bërë shpërthimi i bombulës së gazit

Brenda pak ditësh , dy çerdhe në Tiranë u përfshinë nga zjarri dhe i pari informacion i plotë për njërin prej rasteve erdhi sot. Për zjarrin e rënë në çerdhen 14 në zonën e Ali Demit, drejtoria e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit sqaroi përmes një deklarate se shkak është bërë shpërthimi i bombulës së gazit dhe se provat dhe faktet e mbledhura nga ekspertët e kësaj drejtorie çojnë në përfundimin se zjarri në çerdhen nr.14 ka qenë i qëllimshëm dhe i shkaktuar nga faktorë të jashtëm. Vetëm 5 ditë pas kësaj ngjarjeje, mbrëmjen e 21 Gushtit, nga flakët u përfshi edhe kati i dytë i çerdhes 16 në zonën e ish bllokut në Tiranë. Për këtë rast deklarata e shpërndarë nga policia ishte edhe më e reduktuar “ Paraprakisht dyshohet për zjarr aksidental, nga shkëndija në një pajisje,” thuhej në deklaratën e policisë. Por ekspertët zjarrfikës , në prononcimin për media u shprehën se detajet në vendngjarje flasin edhe në këtë rast për zjarrvënie të qëllimshme.  Për prindërit , raportimet në media rezultojnë të kenë qenë i vetmi informacion që kane mundur të marrin mbi zjarrin e rënë . Një pjesë e tyre , shprehen se në çerdhe nuk u është dhënë asnjë informacion. Frekuentimi sidoqoftë, ka vijuar  për disa më shumë e disa më pak, shqetësimi për sigurinë e fëmijëve sidoqoftë ishte prezent. Ndërkohë sot, jo pak ditë pas ngjarjeve , nuk ka ende asnjë deklaratë të plotë informuese lidhur me përgjegjësit e shkaqet e vërteta të zjarreve apo mbi nisjen e ndonjë kontrolli sigurie në këto institucione që normalisht nuk duhet të jenë lehtë të depërtueshme nga persona të jashtëm.

Sicred