KRYEFAQJA » LAJME » Zjarret kthehen përsëri në territorin e qarkut Fier
Çako: Të mobilizohemi për parandalimin e zjarreve

Zjarret kthehen përsëri në territorin e qarkut Fier

Zjarret përsëri kthehen në një problem në territorin e qarkut Fier. Këtë mbrëmje një tjetër zjarr ka rënë në vendin e quajtur Qafa e Lalarit, Patos. Sipas punonjësve të Shërbimit Zjarrëfikës mësohet se zjarri ka rënë në kodrat e Qafës së Lalarit ku terreni është mjaft i vështirë për të bërë të mundur futjen e automjeteve ndërsa era favorizonte zjarrin. Një pengesë tjetër në operacionin për shuarjen e këtij zjarri është edhe errësira e kësaj mbrëmje. Nga flakët e këtij zjarri janë përfshirë ullishtat dhe shkurre. Edhe pse në kushte të vështira, jemi të vendosur për fikjen e këtij zjarri ka thënë shefi i MNZ Patos Alket Halimi. Zjarri ka filluar rreth orës 20:00, dhe është fikur rreth orës 22:30. Një vatër tjetër zjarri ka ndodhur edhe në Selitë të Mallakastrës .

Sicred