KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zjarret, Digjet jugu i Francës

Zjarret, Digjet jugu i Francës

Zjarret e ashpra në jug të Francës kanë detyruar mbi 10 000 njerëz që të braktisin shtëpitë e tyre gjatë natës. Qindra zjarrfikës po përballen me vatrat e zjarrin në zonën e Bormes-les-Mimoses. Më herët, Franca kishte kërkuar ndihmën e fiqnjëve të saj të BE për të luftuar flakët. Më shumë se 4000 hektarë tokë janë shkrumbuar përgjatë bregdetit të Mesdheut dhe në ishullin e Korsikës. Zyrtarë lokalë thanë se evakuimi i mijëra njerëzve u bë i detyrueshëm pas përparimit të shpejtë të zjarreve. Veç dëmit që shkaktuan nga flakët, edhe dëmi në turizëm është mjaft i madh, pasi popullsia e zonave të evakuuara zakonisht dyfishohet ose trefishohet gjatë verës për shkak të pushimeve. Të paktën 12 zjarrfikës janë plagosur dhe 15 oficerë të policisë janë lënduar nga asfiksia prej tymit. Një prej vatrave më të rrezikshme të zjarrit gjendet fare pranë Saint-Tropez, një nga zonat ikone të rivierës franceze.

Sicred