KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Zjarrëfikësit e KPN Ballsh në protestë
Zjarrëfikësit e KPN Ballsh në protestë

Zjarrëfikësit e KPN Ballsh në protestë

Kombinati i Përpunimit të Naftës në Ballsh është sërish në qendër të vemendjes. Rreth 43 zjarrfikës të Repartit Zjarrfikës, në këtë kombinat kanë bojkotuar punën dhe kanë dalë në protestë. Shkak është mungesa e pagesës së tre muajve të fundit si dhe 13 muajve nga viti 2015-2016. Sipas punonjësve zjarrfikës kjo situatë është bërë e padurueshme. Ata kërkojnë marrjen e pagës, në rast të kundërt kanë kërcënuar se do largohen nga puna dhe ky veprim do shkaktojë një rrezik, një katastrofë nga shpërthimi i sasirave të mëdha të lëndëve kimike dhe piroforeve. “Nuk shkon askush në punë nëse nuk paguhet. Nuk duam që kur të ndodhë e keqja të fillojnë të merren masat. Një shpërthim në kombinat do të sjellë viktima” thonë ata.

Rafineria e përpunimit të naftës, ARMO, ndërpreu aktivitetin që në fund të muajit nëntor, pasi kompania IRTC, një offshore, që e kishte marrë në zhfrytëzim në shtator 2016, ndërpreu aktivitetin pasi Bankers Petroleum nuk e furnizoi më me naftë bruto për shkak të mospagesave.
Që prej asaj kohe, punonjësit kanë mbetur në mëshirë të fatit dhe takimet me përfaqësues të qeverisë nuk kanë shërbyer për asgjë. “Ne kemi 13 paga të vitit 2015-2016 pa u paguar dhe nga dhjetori e tani nuk marrim paga” këmbëngulin punonjësit. Uzina e Ballshit nuk po punon që prej fillimit të dhjetorit. Punonjësit këmbëngulin në ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit.

Sicred