KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zjarre dhe shpërthime në Boston

Zjarre dhe shpërthime në Boston

Të paktën 1 person ka humbur jetën dhe të paktën 10 të tjerë janë plaogusr pasi një sërë shpërthimesh, që mëndohet të jenë shkaktuar nga gazi, tronditën qytetezat në veri të Bostonit në Masacusets mbrëmjen e së enjtes. Policia raportoi zjarre dhe shpërthime në dhjetra godina. Shefi i departamentit lokal të zjarrëfikësve e përshkroi incidentit me Armagedon in. – Kam qenë në shërbimin zjarrëfikës për gati 39 vjet dhe nuk kam parë kurrë dicka të tillë gjatë gjithë karrierës sime, – u shpreh ai. Zyrtarët bënë të ditur se rreth 70 zjarre dhe  shpërthime përfshinë banesat dhe bizneset në qytezat e Lorens, Andoverit dhe Andoverit Verior, të cilat ndodhen rreth 45 kilometra në veri të Bostonit. Dëshmitarët nga vendngjarja u shprehën se indidentet filliuan rreth orës 16.30 me orën lokale. Hetuesit dyshojnë se zjjarret mund të jenë shkaktuar nga mbipresioni në tubin kryesor të gazit që i përket kompanisë Columbia gas, e cila kishte njoftuar dje se po merrej me përmirësimin e linjave të gazit në lagje të ndryshme të shtetit. Tre qytezat e përfshira nga zjarret ishin të përfshira në projektin e punimeve.

Sicred