KRYEFAQJA » LAJME » Zjarr në zyrat e Aluiznit në Fushë-Krujë

Zjarr në zyrat e Aluiznit në Fushë-Krujë

Një zjarr i cili nuk dihet nëse ishte i qëllimshëm apo aksidental përfshiu disa zyra të rëndësishme shtetërore në Fushë-Krujë. Mbrëmjen e së shtunës në Sallën Operative të policisë është njoftuar se në Fushë-Krujë ka rënë një zjarr në zyrat e ALUIZNI-t. Pas këtij njoftimi, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se zjarri ishte përhapur dhe kishte djegur një nga zyrat e ALUIZNI-t, ku për pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Forcat Zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Sicred