KRYEFAQJA » LAJME » Zjarr në Velipojë, 4 të plagosur, 2 rëndë

Zjarr në Velipojë, 4 të plagosur, 2 rëndë

Katër persona të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje kritike për jetën, dhe disa të tjerë me lëndime të lehta, janë pasojat e ngjarjes së sotme në plazhin e Velipojes, ku rreth orës 10, një nga lokalet më të mëdha, në një nga zonat më të populluara të këtij plazhi, u përfshi nga flakët. Janë dashur rreth dy orë përpjekje nga zjarrfikëset për shuarjen e flakëve të cilat kanë shkrumbuar krejtësisht lokalin dhe kanë dëmtuar fasadat e kateve të mësipërme të pallatit. Sipas hetimeve të para, shkak për zjarrin ka qënë rrjedhja e gazit, nga çisterna e lokalit, e instaluar në katin përdhes të pallatit, jashtë të gjitha kushteve teknike. Ngjarja e sotme ka ngjallur panik dhe ka rikthyer vëmendjen tek mungesa e sigurisë për pushuesit në plazhe, që mbeten të ekspozuar ndaj rreziqeve nga më të ndryshme.

Sicred