KRYEFAQJA » LAJME » Zjarr në uzinën e Përpunimit të Naftës në Ballsh

Zjarr në uzinën e Përpunimit të Naftës në Ballsh

Një zjarr ka rënë në uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, ku janë djegur mbetje toksike të naftës. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se zjarri ra rreth orës 07.20, në repartin e “Koksit” e për pasojë është dëmtuar lehtë një punëtor i këtij reparti i cili pasi mori mjekim në spital është në gjendje tepër të mirë shëndetësore. Forcat zjarrfikëse punuan për shuarjen e plotë të zjarrit, deri sa e vunë nën kontroll. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sicred