KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zjarr në tragetin grek

Zjarr në tragetin grek

Një zjarr ra mesnatën e sotme në një traget pasagjerësh i cili ishte drejtuar për në ishullin e Kretës me 1016 persona në bord. Fatmirësisht raportohet se trageti është kthyer në Portin e Pireut mëngjesin e sotëm, dhe të gjithë eprsonat që po udhëtonin në të nuk kanë pësuar dëmtime. Trageti Elefterio Venizelo, me 875 pasagjerë dhe 141 anëtarë të ekuipazhit, i në mesnatë njoftoi rojen bregdetare  që një ndarje parkingu për makinat ishte përfshirë nga flakët. Sipas mediave greke, në ndihmë të mjetit lundrues u dërguan dy barka zjarrëfikëse, 48 forca zjarrëfikëse dhe dy skuadra të emergjencës, të cilët u përfshinë në operacionin e shuarjes së flakëve. Zbarkimi i të gjithë pasagjerëve përfundoi rreth orës 7 të këtij mëngjesi, dhe ata u akomoduan në hotelet e Pireut, ndërkohë që në shërbim të tyre do të vihet një tjetër mjet lundrues për t’i cuar në destinacion. Shkaku i zjarrit nuk bëhet akoma i ditur, por autoritetet po hetojnë mundësinë se zjarri mund të ketë filluar nga një automjet. Në traget ndodheshin 200 automjete, përfshi edhe kamionë.

Sicred