KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zjarr në stadiumin Nizhny në Novgorod
Zjarr, ne stadiumin Nizhny, ne Novgorod

Zjarr në stadiumin Nizhny në Novgorod

Një nga stadiumet që do presin Kupën e Botës në futboll Rusi 2018 është përfshirë nga flakët. Pikërisht në Stadiumin e Nizhnyt në Novgorod ka rënë zjarr. Stroytransgaz, kontraktori që po ndërton stadium prej 45,000 vendesh, tha se zjarri filloi në orën 13:30 të orës lokale, pasi një shkëndijë saldimi ndezi mbeturinat e polistirenit që ndodheshin në një kuti. Sipas deklaratës së dhënë nga firma ndërtuese ky incident nuk do të ndikojë aspak në ndërtimin në afatin përfundimtar të stadiumit. Imazhet nga vendi i ngjarjes treguan flakë dhe re të mëdha tymi të zi, ndërsa punëtorët nxituan të largoheshin. Ky është rasti i tretë i rënies së zjarreve në stadiumet e Rusisë, të cilat do të presin Kupën e Botës në futboll në 2018. Një rast i ngjashëm zjarri ra në qershor në stadiumin në ndërtim e sipër të Volgogradit. Ndërsa rasti tjetër ishte në Samara.

Sicred