Përfshirja nga flakët e një zyre pranë Gjykatës së Lartë ka alarmuar autoritetet mesditën e sotme në kryeqytet. Fillimisht u dyshua se zjarri kishte rënë në zyrat e arkivës së Gjykatës, por zyrtarisht u njoftua se zjarri kishte rënë në në një dhomë e cila përdorej nga një kompani telefonike për mbajtje baterish. Dyshohet se shkak për shpërthimin e flakëve është bërë një karikues kompjuteri. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve, ka bërë që zjarri të vihet nën kontroll.
