KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zjarr në një shkollë në Malajzi
Zjarr, në një shkollë, në Malajzi

Zjarr në një shkollë në Malajzi

Të paktën 24 nxënës dhë mësues kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të rënë mëngjesin e kësaj të enjteje në një nga shkollat fetare të Kuala Lumpurit në Malajzi. Mendohet që viktimat kishin ngecur në konviktin ku flinin, dritaret e të cilit ishin të përforcuara me shufra hekuri, cka e bëri të pamundur që ata të mund të largoheshin nga godina. Për autoritet malajziane ky ishte incidenti më i rëndë i ndodhur në vend gjatë këtyre 20 viteve të fundit. Nga viktimat 22 ishin nxënës, të gjithë djem të moshës nga 13 deri në 17 vjec. Dy ishin pjesëtarë të stafit akademik. Një numër i konsiderueshëm nxënëshish janë dërguar në spital për shkak të problemeve respiratore. Policia po heton ndërkohë për shkaqet e zjarrit por paraprakisht mendoeht se mund të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër. Ndërkohë autorietet prej kohësh kanë ngritur shqëtësimin për masat e sigurisë që mungojnë nëpër shkollat private fetare të vendit. Mediat lokale raportojnë se që nga viti 2015, janë rregjistruar 200 raste zjarri në shkolla të tilla.

Sicred