KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zjarr në Londër, zjarrfikësit vënë flakët e mëdha nën kontroll
Zjarr në Londër, zjarrfikësit vënë flakët e mëdha nën kontroll

Zjarr në Londër, zjarrfikësit vënë flakët e mëdha nën kontroll

Dhjetëra zjarrfikës u angazhuan në përpjekjet për të shuar flakët në një hotel në zonën e Najtsbrixh në Londër. Pamjet e publikuara shfaqin shtëllunga të dendura tymi që ngrihen nga hoteli me 5 yje Mandarin Oriental, i cili ishte rinovuar kohët e fundit. Fatmirësisht nuk ka raporte për viktima dhe zjarrfikësit e kanë vënë nën kontroll zjarrin. Shkaku nuk dihet ende, megjithëse janë hequr shpejt paralele me zjarrin e vitit 2017 në kullën Grenfell po në Londër, ku rinovimi i gabuar shkaktoi një tragjedi. Zona e Najtsbrixh është një prej lagjeve më të pasura në Londër, ku gjenden dyqane luksoze dhe hotele të shtrenjta. Hoteli luksoz, me 5 yje, është i njohur për luksin dhe shërbimet e tij dhe një natë kushton rreth 600 paund. Struktura i ishte nënshtruar një restaurimi intensiv në vitet e fundit dhe kishte hapur dyert më 29 Maj. “Mandarin Oriental” i përket një kompanie kineze që zotëron një zinxhir hotelesh, me bazë në Hong Kong.

 

Sicred