KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zjarr ne kullen Trump në New York
Zjarr ne kullen Trump në New York

Zjarr ne kullen Trump në New York

Një person humbi jetën dhe katër forca zjarrëfikëse janë lënduar gjatë një zjarri të rënë në Kullën Tramp në Nju Jork. Viktima, i seksit mashkull, ishte banor i godinës. Ai humbi jetën pasi u dërgua në spital. Presidenti amerikan Donald Tramp ka një apartament dhe një zyrë në godinë. Por zoti Tramp, Zonja e parë Melania dhe djali i tyre Barron janë aktualisht në Uashington DC. Shkaku i zjarrit që ra në katin e pesëdhjetë të godines së lartë, nuk dihet akoma. Fillimisht rreth orës 18 me orën lokale, u vu re një tym i zi dhe më pas zjarr që dilte nga qiellgërvishtësi. Rreth 45 minuta më vonë, presidenti amerikan u shpreh në tuiter se zjarri ishte vënë përfund. Ai u shpreh se zjarri ishte izoluar pasi kulla ishte një godinë e ndërtuar mirë. Pas kësaj, kreu i departamentit zjarrëfikës të Nju Jorkut, Daniel Nigro, paralajmëroi se situata konsiderohej se nuk ishte akoma nën kontroll për shkak të një sasie të konsiderueshme tymi në godinë. – Gjetëm zjarr në katin e pesëdhjetë të godinës. Apartamenti në fjalë ishte i gjithi në flakë. Forcat zjarrëfikëse ia dolën të hynin brenda dhe në mënyrë heroike ia dolën të nxirrnin që aty banorin e apartamentit, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën, – u shpreh ai para se i shpëtuari të humbte jetën. Sipas kreut të zjrrëfikësve, në apartament nuk kishte impiant të instaluar për fikjen e zjarrit pasi banorët e qiellgërvishëve më të vjetra, sic është Kulla tramp, nuk e kanë me detyrim të instalojnë të tillë, përvecse në rastet kur godinat I nënshtrohen ndonjë rinovimi të madh.

Sicred