KRYEFAQJA » LAJME » Zjarr në kufirin shqiptaro-malazez
Zjarr në kufirin shqiptaro-malazez

Zjarr në kufirin shqiptaro-malazez

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë Malin e Taraboshit në afërsi të fshatit Zogaj në Shkodër duke rrezikuar edhe shtëpitë e banimit. Zjarri nisi rreth orës 20.30 të së martës, në territorin e Malit të Zi duke u shtrirë pastaj edhe në territorin e Shqipërisë. Situata gjatë natës ka qenë dramatike duke qenë se flakët ishin shumë agressive, ndërsa ndërhyrja nga ana e zjarrfikëseve dhe forcave tjera ka qenë e vështirë për shkak të terrenit. “Fatkeqësisht era ndikoi negativisht duke e përhapur zjarrin nga një vatër e vogël nënjë vatër të madhe” tha Ridvan Bushati, Shef i Sektorit Operacional në Bashkinë e Shkodrës. “Megjithatë po punohet me intensitet, për të eleminuar rrezikun në drejtim të banesave” shtoi ai.
Emergjencat civile njoftojnë se për shuarjen e zjarrit në kodrat e fshatit Zogaj, në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar 3 automjete zjarrfikëse dhe 40 forca nga efektivët e Forcave të Armatosura, të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit dhe mbrojtjen e shtëpive të banimit. Më problematike paraqitet situata në anën tjetër të Malit të Taraboshit në zonën Ana e Malit. Terreni i vështirë malor e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse ndaj kërkohet mbështetje nga ajri.
Disa vatra të vogla zjarri vijojnë të jenë ende aktive në fshatin Skuraj Kurbin në Munellë, të Pukës, në pyllin me pisha në fshatin Poroçan të Gramshit dhe në fshatin Martanesh të Bulqizës. Në operacionet për shuarjen e tyre sipas emergjencave civile janë angazhuar 45 punonjës zjarrfikës, 5 automjete zjarrfikëse, 70 forca ushtarake, rreth 60 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.

Sicred