KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zjarr në Kaliforni, 10 persona humbin jetën

Zjarr në Kaliforni, 10 persona humbin jetën

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi zonat e Kalifornisë ku prodhohen verëra u përfshinë nga flakët. Në zonat veriore është deklaruar gjendja e emergjencës, ndërsa rreth 1500 prona janë shkatërruar plotësisht nga zjarri. 20 mijë persona janë evakuar nga kontetë e Napas, Sonomas dhe Jubasë. Zjarre të tilla janë të zakonshme për kaliforninë jugore por kombinimi i motit të thatë dhe erërave të forta këtë herë shkaktuan shkatërrim në veri. “Këto zjarre kanë shkatërruar struktura të tëra dhe kërcënojnë mijëra shtëpi, duke e bërë mëse të nevojshëm evakuimin e mijëra banorëve, – u shpreh guvernatori Xherri Braun gjatë shpalljes së gjendjes së emergjencës. Situata nuk pritet të përmirësohet në ditët e ardhshme, pasi kushtet atmosferike do të vijojnë të jenë të thata, dhe nuk do të ketë reshje shiu.

Sicred