KRYEFAQJA » LAJME » Zjarr në Bronks të Nju Jorkut dhe në Mumbai
Zjarr në Bronks të Nju Jorkut dhe në Mumbai

Zjarr në Bronks të Nju Jorkut dhe në Mumbai

Të paktën 12 persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën rende si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një pallat në lagjen Bronks të Nju Jorkut. Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio tha se ky ishte zjarri më vdekjeprurës në qytet prej të paktën 25 vitesh. Ai gjithashtu shtoi se mes viktimave ishte edhe një fëmijë një vjecar. Shkaku i zjarrit në ndërtesën në rrugën “Prospekt”, , nuk është ende i qartë dhe hetimet kanë nisur. Mësohet se mbi 160 zjarrfikës u angazhuan në përpjekjet për të fikur zjarrin dhe për të mos e lejuar që të përhapej në ndërtesat aty pranë. Zyrtarët lokalë thanë se zjarri nisi mbrëmjes së të enjtes me orën lokale dhe përfshiu të gjithë ndërtesën 5-katëshe, duke shkaktuar viktima në çdo kat të saj. Shkollat pranë ndërtesës së djegur janë shndërruar në qendra strehimi për ata që u evakuuan nga ndërtesa. Një tragjedi e ngjashme u verifikua edhe në qytetin indian të Mumbait, ku 15 persona humbën jetën për shkak të një zjarri që shpërtheu në një restorant. Flakët përfshinë befas gjatë natës restorantin në katin më të lartë të një ndërtese në zonën popullore Kamala Mills dhe më pas u përhapën me shpejtësi të madhe, më pak se 30 minuta, në pjesën të madhe të godinës me dyqane dhe zyra. Mediat lokale raportuan se me dhjetëra njerëz kanë mbetur të plagosur. Autoritetet lokale bënë me dije se viktimat humbën jetën për shkak të tymit të denduar pasi kishin mbetur të bllokuar në zona të ndryshme të ndërtesës.

Sicred