KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zjarr i madh përfshin Katedralen Notre-Dame të Parisit
Zjarr i madh përfshin Katedarlen Notre-Dame të Parisit

Zjarr i madh përfshin Katedralen Notre-Dame të Parisit

Një zjarr i madh përfshiu Katedarlen e Parisit Notrë Dam, e cila kosiderohet edhe si emblemë e kryeqytetit francez. Zjarri ra pasditen e së hënës. Tymi dhe flaka, përfshinë katedralen dhe fotot dhe pamjet u shpërndanë në gjithë botën. Zjarrëfikësit kanë ndërhyrë për të shuar flakët dhe bëjnë të ditur se, me shumë mundësi, zjarri ka lidhje me punimet që po zhvillohen për rinovimin e godinës. Sipas zjarrfikësve, zjarri, rrethanat dhe dëmet e të cilit ende nuk janë përcaktuar plotësisht, ra në papafingo të Katedrales, Monumenti Historik më i vizituar në Europë.

Notre-Dame de Paris (domethënë “Zonja jonë e Parisit”), është katedrale mesjetare katolike në Île de la Cité, qarku i katërt i Parisit, Francë. Katedralja konsiderohet një nga shembujt më të mirë të arkitekturës gotike franceze dhe Kisha më e vyer Katolike në Francë, dhe në botë. Ndërtimi i Katedrales daton në vitin 1345, ndaj restaurimi i saj është i nevojshëm herë pas here.

Sicred