KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zimbabve, shtypje qeveritare pas zgjedhjeve
Zimbabve, shtypje qeveritare pas zgjedhjeve

Zimbabve, shtypje qeveritare pas zgjedhjeve

Shtypja qeveritare në Zimbabve pas zgjedhjeve të së hënës ka nxitur ndërkombëtarët që të bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje. Kombet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, ish-fuqi kolonizatore, shprehën shqetësim për dhunën, gjatë së cilës mbetën të vdekur 3 persona nga të shtënat e ushtarëve. Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare i dhanë fitoren partisë qeverisëse “Zanu-PF”, në të parat votime të zhvilluara që prej largimit të ish-sundimtarit Robert Mugabe. Por, opozita pretendon se “Zanu-PF” ka manipuluar zgjedhjet. Rezultati i zgjedhjeve presidenciale nuk është deklaruar ende. Aleanca opozitare “MDC” këmbëngul se kandidati i saj, Nelson Chamisa e ka mposhtur presidentin në detyrë, Emmerson Mnangagwa. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u bëri thirrje politikanëve në Zimbabve të vetëpërmbahen, ndërsa Sekretarja e Jashtme britanike, Harriett Baldwin tha se ishte “tejet e shqetësuar” nga dhuna. Ambasada amerikane në Harare i bëri thirrje ushtrisë për vetëkontroll gjithashtu, përmes “Twitter”-it, duke shtuar se vendi ka një mundësi historike për të ecur drejt një të ardhmeje më të mirë. Grupi i të drejtave të njeriut, “Amnesty International” bëri thirrje ndaj qeverisë të nisë hetimet mbi veprimet e ushtrisë.

Sicred